Kosova e nis me fitore të thellë rrugëtimin në Evropianin për Shtetet e Vogla

Kosova ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në konkurrencën e femrave në FIBA Women’s European Championship for Small Countries 2026, që po mbahet në Pejë.

Vajzat e drejtuara nga përzgjedhësi Lorik Kllokoqi u përballën me Armeninë në takimin e Grupit B, që u zhvillua nga ora 19:00 në palestrën sportive “Karagaç”.

Ndeshja përfundoi me rezultat 44-72, duke dëshmuar se vajzat e Kosovës ishin në tjetër nivel në raport me kundërshtaret e tyre nga Armenia.

Kosova garon në Grupin B së bashku me Armeninë dhe Andorrën, ndërsa në Grupin A bëjnë pjesë Shqipëria, Malta dhe Gjeorgjia.

Dy kombëtaret më të mira nga secili grup do të sigurojnë kualifikimin në gjysmëfinale.

Të mërkurën, Kosova ndeshet me Andorrën me fillim nga ora 19:00. /Klankosova.tv

Latest news
Related news