Përfshihet nga zjarri një automjet në Duhël të Suharekës

Një automjet në Duhël të Suharekës është përfshirë nga zjarri derisa ishte në lëvizje.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se nuk raportohet për të lënduar.

“Sonte, rreth orës 21:16, është raportuar se në fshatin Duhël, Suharekë, një automjet, derisa ishte në lëvizje, papritmas është përfshirë nga zjarri”.

“Njësitet e Policisë dhe Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku zjarri është lokalizuar dhe shuar. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale në automjet, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv

Latest news
Related news