Opinionisti Labinot Balaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka kometuar zhvillimet politike në vend.
Sipas Balajt, situata aktuale politike po i ngjan skenarit që është parë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke paralajmëruar se vendi mund të përballet sërish me bllokadë institucionale.
“Kemi hyrë në një farë paravani të një skenari që e kemi parë në zgjedhjet paraprake, domethënë prej nëntë shkurtit, edhe që për epilog prapë ka me pasë bllokadën. Bllokadë e cila ka me u përcjellë me një proces të ri elektoral”, ka deklaruar Balaj.
Ai vlerësoi se zhvillimet e deritanishme po çojnë drejt një ngërçi politik, i cili sipas tij mund të zgjidhet vetëm përmes një procesi të ri zgjedhor./Klankosova.tv



