Princi Harry viziton Ukrainën papritur, zotohet për ndihmë ndaj të plagosurve

Princi Harry ka realizuar një vizitë të befasishme në Kiev pas ftesës nga Qeveria e Ukrainës. Ai tha se dëshiron që të bëjë “gjithçka që është e mundshme” për ta ndihmuar shërimin e mijëra ushtarëve që janë plagosur më parë gjatë luftës kundër Rusisë.

Gjatë vizitës në kryeqytetin ukrainas, Harry dhe ekipi i tij nga Fondacioni i Lojërave Invictus pritet të që ofrojnë hollësi për nismat e reja rreth përkrahjes së rehabilitimit të të plagosurve. Qëllimi përfundimtar është që të jepet ndihmë në të gjitha zonat e vendit, raporton gazeta “The Guardian”.

Më herët këtë vit u vlerësua se lufta në Ukrainë tashmë kishte lënë 130 mijë njerëz me aftësi të kufizuara të përhershme dhe Qeveria tani e ka vënë rehabilitimin përmes sportit në qendër të politikës së saj për ndihmë ndaj veteranëve.

Duke folur me gazetën “The Guardian” gjatë udhëtimit natën me tren drejt Kievit, Princi Harry tha: “Ne nuk mund ta ndalim luftën, por ajo që mund ta bëjmë është që të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndihmuar procesin e shërimit.”

“Ne vazhdojmë që t’i humanizojmë njerëzit e përfshirë në këtë luftë dhe atë nëpër të cilën ata janë duke kaluar” – shtoi Princi Harry.

Ai tregoi se fillimisht ishte ftuar për vizitë në Kiev nga Olga Rudnieva, themeluese dhe shefe ekzekutive e Qendrës së Traumës “Super-njerëzit” në Lviv, ku trajtohen personat që kanë pësuar amputime gjymtyrësh shkaku i luftës. Harry e kishte vizituar këtë qendër në prill, por u takua rastësisht me zonjën ukrainase para disa muajve në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë qëndrimit në Ukrainë, Princi Harry pritet ta vizitojë Muzeun Kombëtar të Historisë së Ukrainës në Luftën e Dytë Botërore. Ai pritet të kalojë kohë me 200 veteranë, të cilët gjithashtu janë ftuar. Harry pritet të takohet edhe me kryeministren ukrainase, Yulia Svyrydenko.

Latest news
Related news