Palestra sportive “Karagaq” në Pejë është përballur sërish me probleme në sistemin e ngrohjes, duke shkaktuar vonesa në procesin e numërimit të votave për deputet.
Sipas menaxhmentit të palestrës, defekti është shkaktuar nga një pllakë e nxehtësisë që është prishur, i cili daton që nga vitet ‘70′, njofton Klankosova.tv.
Për shkak të temperaturave të ulëta, numërimi i votave ka qenë i ngadalësuar.
Deri më tani janë numëruar vetëm 33 nga 132 kutitë e votimit.
Sipas raportimit në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, nga gazetari Valdrin Daci , procesi pritet të rifillojë prapë sot.
Raportimin e plotë, ndiqni në videon vijuese:
The post Prishet prapë ngrohja në “Karagaq” të Pejës: Pritet të rregullohet dhe të vazhdohet numërimi i votave (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



