Prishtina blindon Dren Zeqirin deri në vitin 2029

FC Prishtina ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me Dren Zeqirin, i cili do të mbetet pjesë e bardhekaltërve deri në verën e vitit 2029.

Mesfushori 22-vjeçar fitoi besimin e klubit pas një sezoni të shkëlqyer debutues, ku u shndërrua në një prej futbollistëve më të rëndësishëm të ekipit, transmeton Klankosova.tv.

Ai regjistroi 28 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar 2 gola dhe 3 asistime.

Me paraqitjet e tij të qëndrueshme, energjinë në mesfushë dhe kontributin në të dy fazat e lojës, Zeqiri u bë një nga shtyllat e skuadrës. Rinovimi i kontratës konfirmon besimin e Prishtinës te potenciali i tij dhe dëshirën për ta pasur pjesë të projektit afatgjatë të klubit.

Latest news
Related news