Klubi nga kryeqyteti, FC Prishtina ka arritur ta mposhtë Kosova – Gjenevë në ndeshjen finale të Superkupës së Diasporës, e zhvilluar në Gjenevë të Zvicrës.
Prishtina arriti fitoren pas ekzekutimit të penalltive ku rezultati final ishte 5-6, ndërsa ndeshjen e mbylli me rezultat 2-2, transmeton Klankosova.tv.
Bardhekaltrtit në Superligë gjendet në pozitën e katërt, pozitë kjo e cila nuk ia siguron kuotën për të marrë pjesë në garat evropiane.



