Prishtina zgjohet e qetë pas balotazhit (VIDEO)

Kryeqyteti është zgjuar mëngjesin e sotëm me shi të lehtë dhe atmosferë të qetë, një ditë pas përfundimit të balotazhit zgjedhor që i dha fitoren kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama.

Mbrëmë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) konfirmoi fitoren e Ramës ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku.

Simpatizantët e LDK-së festuan deri në orët e vona të natës nëpër rrugët e Prishtinës, duke shënuar fitoren e partisë në kryeqytet.

Ndërkaq, dita e sotme ka nisur qetë dhe pa incidente.

Siç raporton nga terreni gazetarja e Klan Kosovës, Blerina Shoshi, kryeqyteti po kthehet gradualisht në ritmin e zakonshëm./Klankosova.tv

The post Prishtina zgjohet e qetë pas balotazhit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news