Probleme për Brazilin, lëndohet Raphina

Brazili po pret me padurim lajme mbi seriozitetin e dëmtimit të Raphinha-s, i cili e detyroi atë të largohej nga loja në fitoren 3-0 ndaj Haitit.

Sulmuesi i Barcelonës u largua nga fusha para përfundimit të pjesës së parë me atë që duket të jetë një dëmtim në kofshë, duke ngritur shqetësime në lidhje me pjesëmarrjen e tij të vazhdueshme në Kupën e Botës, shkruan Index.hr, raporton KlanKosova.tv.

Raphinha u rrëzua në fushë duke kapur pjesën e pasme të këmbës së djathtë dhe kërkoi ndihmë mjekësore. Pas disa minutash ekzaminimi, u vlerësua se ai nuk ishte në gjendje të vazhdonte ndeshjen dhe u zëvendësua nga sulmuesi i ri i Bournemouth, Rayan.

Ish-ylli i Leeds u pa duke mbajtur zonën e lënduar në stol.

Latest news
Related news