âZinxhiri i mosveprimeve dhe veprimeve të kundërligjshme të personave përgjegjës dhe zyrtarë ka çuar në përdorimin e mjeteve piroteknike më 16 mars 2025, gjatë performancës së grupit muzikor DNA në kabarenë âCLUB PULSEâ në Koçan, duke shkaktuar zjarrin në të cilin humbën jetën 59 persona, mes të cilëve 6 fëmijë, dhe 192 të tjerë u lënduan, mes tyre 25 fëmijë. Nëse sigurohen prova, hetimi do të përfshijë edhe individë të tjerë të paidentifikuar aktualisht, të cilët, megjithëse ishin të vetëdijshëm se veprimet dhe mosveprimet e tyre mund të rezultonin në një pasojë të dëmshme, ranë dakord për shfaqjen e saj dhe kontribuan në rezultatin katastrofikâ.
âTre të dyshuar paraqiten si persona përgjegjës, bashkëpronarë apo menaxherë për një periudhë të caktuar kohore në personin juridik, filial i të cilit është klubi. I pari prej tyre është qiramarrësi i godinës ku ndodhet klubi, pronari dhe bartësi aktual i të gjithë sipërmarrjes dhe veprimtarisë së biznesit. Objekti i destinuar për industrinë e lehtë, i cili gjendej në një zonë industriale, nuk i plotësonte kushtet për tâu shndërruar në objekt hoteliere â kabare, në përputhje me Ligjin për veprimtari hoteliere, por gjatë gjithë periudhës të dyshuarit pa leje kanë marrë licencë në mënyrë të kundërligjshme dhe kanë organizuar shërbime hotelierike. Në të njëjtën kohë, të gjithë e dinin dhe ishin të vetëdijshëm se klubi nuk i plotësonte kushtet dhe mënyrën e përcaktuar me ligj për kryerjen e aktiviteteve hotelierikeâ.
âNë këtë kontekst, ekziston dyshimi konkret se i dyshuari i parë, për periudhën kohore prej datës 13.02.2024 deri më 13.02.2025, i ka dhënë drejtpërdrejt një shumë të hollash një zyrtari të dyshuar të punësuar në Ministrinë e Ekonomisë për kryerjen e një vepre zyrtare që nuk është dashur ta kryejë dhe në këtë mënyrë, pa lëshuar dokument të paraparë me ligj për kryerjen e veprimtarive zyrtare. Për shkak të kësaj, ndaj të punësuarit në Ministrinë e Ekonomisë është ngritur procedurë edhe për âmarrje ryshfetâ nga neni 357 i Kodit Penal.
âMë 16 mars 2025, njëri nga të dyshuarit, person përgjegjës në klub, organizoi verbalisht një koncert â performancë pa kontratë të nënshkruar zyrtarisht me grupin muzikor DNK dhe, së bashku me drejtuesit e dyshuar dhe anëtarët e dyshuar të Agjencisë për sigurim, të vetëdijshëm se kapaciteti dhe kushtet në objekt nuk e lejonin atë, lejuan hyrjen për 650 vizitorë, prej tyre të paktën 31 fëmijë. Njëri nga të dyshuarit ka shitur bileta pa kontrolluar numrin dhe moshën e të ftuarve që janë lejuar të marrin pjesë, në kundërshtim me Ligjin për veprimtaritë hotelerike, duke lejuar hyrjen dhe pjesëmarrjen e të miturve në manifestimâ.
<!–
–>



