
Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i është propozuar një takim me Presidenten Vjosa Osmani, por ai nuk ka mundur ta zhvillojë pasi ka qenë në terren për fushatën e balotazhit.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i partisë, Kushtrim Xhemajli për Telegrafin.
“Ka pasur propozim për takim, por kryetari Haradinaj gjatë ditës ka aktivitete në terren në kuadër të fushatës për balotazh,” ka thënë Xhemajli.
Sot, Presidentja Osmani ka takuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ndërkohë, Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku ka votuar për propozimin e Glauk Konjufcës si mandatar të dytë për formimin e qeverisë.
Osmani ka kohë deri nesër për të vendosur nëse do ta mandatojë edhe një emër tjetër ose do ta çojë vendin në zgjedhje të reja.



