Psikologia Doruntina Murturi ka folur për arsyet pse disa persona ende e kanë mendjen tek ish-partnerët.
Në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, ajo ka përmendur disa prej faktorëve, duke përfshirë edhe fëmijërinë, transmeton Klankosova.tv.
“Në aspektin psikologjik, faktorët janë të ndryshëm, duke u nisur nga mënyra se si është rritur një fëmijë, pastaj bëhet një i rritur i obsesionuar, si edhe prej modeleve jo të shëndetshme që i sheh në lidhjet përreth”, ka thënë Murturi.
Ajo ka pohuar se ka persona që qëndrojnë në një lidhje toksike për shkak se nuk mund të menaxhojnë emocionet e veta dhe lidhshmërinë që kanë krijuar me partnerin apo partneren.
“Kjo varet nga mënyra se si është rritur një person dhe si i përpunon emocionet e veta, sepse nganjëherë shkëputja emocionale, madje edhe nga emocionet negative, krijon lidhje toksike dhe obsesione, nga të cilat personi nuk mund të heqë dorë, edhe kur lidhja ka qenë e dëmshme”, ka thënë Murturi.
Murturi theksoi se disa çifte ndahen për shkak të mungesës së komunikimit që kanë. /Klankosova.tv
The post Pse njerëzit e kanë mendjen ende te ish-partnerët? Flert psikologia Doruntina Murturi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



