Publikohen shifrat, 75 mijë meksikanë u rikthyen në atdhe që nga marrja e mandatit të Trump

Qeveria e Meksikës ka bërë publike të dhënat zyrtare që tregojnë se rreth 75,000 shtetas meksikanë janë rikthyer në vendin e tyre që nga data 20 janar 2025, kur Donald Trump mori detyrën si president i Shteteve të Bashkuara për një mandat të dytë.

Lajmi u konfirmua nga presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, e cila deklaroi se rikthimi i qytetarëve ka qenë kryesisht në mënyrë vullnetare, ndërsa mijëra të tjerë janë dëbuar nga autoritetet amerikane pas rritjes së masave kufizuese në politikën e emigracionit të administratës Trump.

“Nga këta, mbi 45,000 persona kanë përfituar ndihmë nga programi ‘México te Abraza’ (Meksika të Përqafon), i cili ofron mbështetje për integrimin dhe përballimin e jetës pas kthimit në vendlindje”, shtoi Sheinbaum në një konferencë për media.

The post Publikohen shifrat, 75 mijë meksikanë u rikthyen në atdhe që nga marrja e mandatit të Trump appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news