Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 10 mijë euro gjobë nga Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa për deklaratën e Donika Gërvallës, ministres së Jashtme, që Ramush Haradinajn, kandidatin për kryeministër të koalicionit Kosova Fituese e quajti “Gjeneral të vetëshpallur”.
Gërvalla u deklarua ashtu në tubimin në kuadër të fushatës zgjedhore në qytetin e Deçanit, më saktësisht në shtëpinë e kulturës “Jusuf Gërvalla”.
Sipas PZAP-it, ankesën aty e ka paraqitur koalicionin AAK-NISMA, Konservatorët dhe Intelektualët.
Në shqiptimin e gjobës PZAP shkruan: “Subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, me seli në Komuna Prishtinë, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënimi me gjobë në lartësi prej 10 mijë eurove”.
PZAP shprehet se LVV-ja duhet ta paguaj gjobën deri në 15 ditë që nga publikimi i vendimit.
Në ankesën e koalicionit Kosova Fituese thuhet: “Gjatë këtij fjalimi, Donika Gërvalla-Schwartz, duke aluduar për Ramush Haradinaj, të njëjtin e quan ‘gjeneralë të vetëshpallur’ (në shumës), e më pas vazhdon e njëjta vazhdon ‘prandaj unë mendoj që aq më pak meriton respekt kush sakrificën personale apo familjare e përdor për arsyetim për krim për korrupsion, për vrasje apo mashtrim’”.
PZAP, tutje thekson se Lëvizja Vetëvendosje ankesën e AAK-së e quajti “pretendim të pasaktë, të pavërtetë, dhe si i tillë, i paqëndrueshëm”.
Ky institucion deklaratën e Gërvallës e quan gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes.






! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



