Një person i dyshuar për tentimvrasje është ndaluar sërish nga Policia, pas lirimit nga Qendra e Paraburgimit në Hajvali, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti lidhet me plagosjen që kishte ndodhur më 29 shtator 2023, rreth orës 11:00, në kafiterinë “Pasarela” në lagjen Dardania në Prishtinë.
Burimet bëjnë të ditur se viktima Dëfrim Kuqi dyshohet se ishte plagosur me armë zjarri nga i dyshuari Flamur Berisha, i cili pas rastit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, rasti dyshohet se kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes tyre, e cila kishte eskaluar në konfrontim me armë zjarri.
Viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi kishte marrë dy plagë, një në toraks dhe një në këmbën e majtë. Sipas mjekëve, gjendja e tij ishte jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet policore, hetuesit dhe Forenzika, ndërsa rasti ishte iniciuar si “Vrasje në tentativë”.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se më 24 qershor, rreth orës 16:00, i dyshuari është liruar nga Qendra e Paraburgimit në Hajvali.
Menjëherë pas lirimit, ai është shoqëruar nga hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve në Prishtinë dhe, me vendim të Prokurorit, është ndaluar për 48 orë.
Rasti po hetohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



