Qëlloi me vezë Vserlon dhe Olën, Vëllai i Madh i jep një tjetër dënim Gjestit përveç televotimit

Në spektaklin e së martës shtatë banorë shkuan në nominim, ku njëri prej tyre do të largohet të shtunën.

Gerta Gixharit që është në nominim të përhershëm iu bashkua edhe Gjesti për shkak të shkeljes së rregullave të Vëllait të Madh.

Dhe katër konkurrentët e tjerë janë: Mikela, Kelly, Ola Zenelaj dhe Vserlo.

Foto: Screenshot/YouTube

E nga një zinxhir i shpëtimit, ku në fund mbeti Gerta, si lidere e shtëpisë zgjodhi për të dërguar në televotim Valbonën e cila është në një banor i vetëm me Laertin.


Publikohen sekuencat e plota në 'Prime' - si ia gjuajti Gjesti vezën me forcë Vserlos në fytyrë

Lexo po ashtu
Publikohen sekuencat e plota në 'Prime' – si ia gjuajti Gjesti vezën me forcë Vserlos në fytyrë

Krahas nominimit, Vëllai i Madh ka rezervuar edhe një tjetër dënim për Gjestin pasi qëlloi Vserlon dhe Olën me vezë në kokë.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtari nga Kosova do te vishet me kostum si pulë dhe të ngrohë vezë deri në një moment të papërcaktuar.

Kjo situatë shkaktoi të qeshura te banorët e tjerë, gjë që nuk ishte menduar. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube

The post Qëlloi me vezë Vserlon dhe Olën, Vëllai i Madh i jep një tjetër dënim Gjestit përveç televotimit appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news