Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, Valdet Hashani, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë sezonit veror, duke paralajmëruar për rrezikun e gastroenteriteve, dehidratimit dhe ekspozimit të tepërt në diell.
Hashani u bëri apel qytetarëve, veçanërisht bashkatdhetarëve që kalojnë pushimet në Kosovë dhe në bregdetin shqiptar, të shmangin ushqimet që prishen lehtë, sidomos produktet e qumështit, mishit dhe akulloret e ruajtura në kushte jo të përshtatshme.
Ai në një intervistë për EO, rekomandoi konsumimin e sa më shumë ujit dhe lëngjeve natyrale, ndërsa këshilloi që të shmangen pijet energjike dhe ato me gaz gjatë ditëve me temperatura të larta.
Hashani ngriti shqetësimin edhe për rastet kur fëmijët ose kafshët shtëpiake lihen në automjete të mbyllura, duke theksuar se temperaturat e larta mund të jenë vdekjeprurëse edhe pas pak minutash.
Sipas tij, qytetarët duhet të shmangin ekspozimin në diell nga ora 10:00 deri në 17:00, të veshin rroba me ngjyra të çelëta dhe të përdorin kremra mbrojtës me faktor mbi 30, ndërsa për fëmijët mbi 50, për të ulur rrezikun e dëmtimeve të lëkurës dhe sëmundjeve serioze.
Hashani njoftoi se QKMF-ja ka publikuar edhe një revistë verore me këshilla për mbrojtjen nga temperaturat e larta, e cila është e disponueshme në uebfaqen dhe faqen zyrtare të institucionit.
Ai shtoi se QKMF-ja është e përgatitur për fluksin e mundshëm të pacientëve gjatë verës dhe se është hapur konkursi për punësimin e mjekëve dhe infermierëve të rinj, me synim forcimin e kapaciteteve të shërbimit.
Sipas Hashanit, aktualisht nuk ka probleme me menaxhimin e pacientëve, ndërsa në të ardhmen mjekësia familjare pritet të kalojë në sistemin njëndërrimësh, sipas modelit që zbatohet në shumicën e vendeve perëndimore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



