Quni: Kurti me gjuhë militariste, kinse është lideri i duhur për mbrojtjen e interesave kombëtare (VIDEO)

Ish-ministri i Mbrojtjes Anton Quni, i ka komentuar deklarimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për fuqizimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës.

Quni në DPT te Fidani në Klan Kosova tha se Kurti po përdorë vazhdimisht gjuhë militariste.

Sipas tij shefi i ekzekutivit po flet kinse është një lider i cili është i duhuri për mbrojtjen e interesave kombëtare.

“Në situata lufte edhe përdoret. Në situata lufte edhe i ekzagjeron, ushtarët i mbivlerëson, armikun e paraqet si të dobët, kurse tani duhet të jemi më rrafsh për toke”, deklaroi Quni në Klan Kosova.

The post Quni: Kurti me gjuhë militariste, kinse është lideri i duhur për mbrojtjen e interesave kombëtare (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news