Rangnick befason me deklaratën: Mund të kemi luajtur ndaj kampionëve të ardhshëm të botës

Përzgjedhësi i Austrisë, Ralf Rangnick, ka bërë një deklaratë të fortë pas humbjes ndaj Spanjës në Kupën e Botës 2026, duke vlerësuar maksimalisht forcën e skuadrës iberike.

“Ndoshta po marr një rrezik duke e thënë këtë, por nuk do të habitesha nëse do të kishim luajtur jo vetëm kundër kampionëve në fuqi të Evropës, por edhe kundër kampionëve të ardhshëm të botës”, u shpreh Rangnick.

Deklarata e trajnerit të Austrisë vjen pas paraqitjeve mbresëlënëse të Spanjës në turne, me iberikët që konsiderohen ndër favoritët kryesorë për të ngritur trofeun e Kupës së Botës 2026.

Latest news
Related news