Raportohet për të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, mediat strehohen në ambiente të sigurta

NBC News raporton se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, njofton Kosova.info.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, Shërbimi Sekret u ka kërkuar gazetarëve të largohen nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë dhe të futen në sallën e konferencave për media.

Gazetarët e NBC News kanë bërë të ditur se janë dëgjuar rreth 20 deri në 30 të shtëna, ndërsa personeli mediatik është vendosur në ambiente të sigurta.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për të lënduar apo për shkakun e incidentit. Autoritetet pritet të dalin me sqarime shtesë në vijim.

Latest news
Related news