Raportohet se KQZ po kërkon operatorë të rinj për dërgesat pa e mbyllur tenderin e vjetërSinjali

Edhe pse tenderi për përzgjedhjen e operatorit ekonomik i cili do t’i bartte dërgesat diplomatike, respektivisht materialin zgjedhor në të gjitha përfaqësitë diplomatike, ende nuk është mbyllur,  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar një proces të ri paralel te përzgjedhjes së operatorit për dërgesa postare.

Express raporton se Prokurimi i KQZ tashmë ka kërkuar oferta të reja.

Edhe pse janë vetëm dy javë që na ndajnë nga dita e zgjedhjeve, “lëmshi” i krijuar nga KQZ në procesin e votimit të diasporës, si duket vetëm po rritet edhe më shumë dhe zgjidhjes nuk po i shihet fundi.

KQZ më 17 janar 2025 kishte shpallur operatorin Ekonomik “A.L DUSHI” operator të “përgjegjshëm” për bartjen e materialit zgjedhor drejt përfaqësive diplomatike dhe anasjelltas edhe pse ky operator kishte ofertuar me çmim gati dy herë më të lartë se operatori i parë.

OE “A.L. DUSHI” iu kishte ndërprerë kontrata nga Ministria e Punëve të Jashtme më 24.12.2024 pas skandalit të shkaktuar me humbjen e më shumë se 400 pasaportave të bashkatdhetarëve dhe më shumë se 100 dokumenteve zyrtare diplomatike të Republikës së Kosovës.

Për të njëjtin operator, Ministria e Punëve të Jashtme kishte kërkuar të futet në listë të zezë duke mos pasur mundësi që të marrë pjesë në asnjë tender publik në afat prej 1 viti.

Ky skandal raportohet se nuk e kishte penguar KQZ-në që të shpallin fitues “A.L DUSHI”, edhe pse me çmim dy herë më të lartë se operatori i parë.

Pas ankesës së operatorit me ofertën më të ulët, KQZ me 23.01.2025 morri vendim për pezullim të procesit deri në njoftimin e radhës.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news