“A do të vazhdoni t’i përdorni veturat zyrtare për fushatë zgjedhore”.
Përgjgjia e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, padyshim që ishte injorimi.
Paraditen e së hënës, Kryeministri Kurti, fushatën zgjedhore zgjodhi ta bëjë në sheshet e Prishtinës.
Ai u ndal te shtandet e Lëvizjës Vetëvendosje, ku u takua me militantët e tij.
Teksa fotografohej me qytetarët, Kurti injoroi ekipën e “Kiks Kosovës” për katër herë derisa tentuan t’i bënin disa pyetje.
Kritikuesi i xhipave të zi, tani që me ta udhëton cep më cep përgjatë fushatës zgjedhore, nuk i’u përgjigj gazetares.
Nga mbrotja e afërt e Kurtit, ekipa e Kiks Kosovës nuk pati mundësi t’i afrohej për ta adresuar pyetjen siç duhet.
Po ashtu, ai u pyet edhe për mosrimbursimin e mërgimtarëve për kartonin e gjelbër, por ai edhe kësaj teme iu shmang.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



