Real Madridi ka vendosur masa të ashpra disiplinore ndaj Aurelien Tchouamenit dhe Federico Valverdes, pas incidentit të rëndë që ndodhi në stërvitje dhe më pas në dhomat e zhveshjes.
Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, dy mesfushorët janë gjobitur me nga 500 mijë euro secili, pasi klubi përfundoi procedurat e brendshme disiplinore, transmeton Klankosova.tv.
BREAKING: Aurelien Tchouameni and Fede Valverde have been FINED for €1M total by Real Madrid, €500k each.
NO sporting measures against the two players after they apologised.
pic.twitter.com/jUudpjoZOH
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 8, 2026
Në komunikatën e klubit thuhet se të dy lojtarët kanë shprehur pendim për atë që ndodhi, kanë kërkuar falje ndaj njëri-tjetrit, klubit, bashkëlojtarëve dhe tifozëve, ndërsa kanë pranuar edhe dënimin e vendosur nga drejtuesit madrilenë.
Raportimet nga Spanja bëjnë të ditur se përleshja ishte mjaft serioze, aq sa Valverde përfundoi edhe në spital pas një goditjeje në kokë.
Megjithatë, Reali vendosi të mos i pezullojë sportivisht lojtarët, duke u mjaftuar me një gjobë rekord financiare.



BREAKING: Aurelien Tchouameni and Fede Valverde have been FINED for €1M total by Real Madrid, €500k each.
