Shqipja mori besimin nga gjykata për t’u kujdesur për rritjen dhe edukimin e vajzës, në fund të dhjetorit të vitit 2020.
Në këtë periudhë, ajo njohu bashkëshortin e saj aktual dhe tani dëshiron të fillojë një jetë të re me të në Gjermani.
Për të shkuar atje, Shqipja kërkon që edhe vajzën ta marrë me vete, pasi pa të nuk mund të bëjë asnjë hap.
Prandaj, ajo bëri kërkesë në Qendrën për Punë Sociale në Suharekë për të marrë pëlqimin që vajza të udhëtojë jashtë vendit me të.
“Po du me shku me kriju familje, tash burrin e kam atje, du me shku me u bë bashkë me burrin, me ja bë jetën më të mirë cikës, me shkollu cikën më mirë, me pas një të ardhme si krejt fëmijët tjerë, me kanë e lirë cika”, deklaron Shqipe Musaj.
Por ish-bashkëshorti i saj dhe babai i vajzës, Qerim Lumi, refuzon t’i japë këtë pëlqim që Shqipja ta marrë vajzën me vete në Gjermani.
Duke qenë se Lumi vazhdon të mos jetojë në Kosovë, ekipi i emisionit MAT ka kontaktuar njërin nga dy vëllezërit e tij, i cili jeton në Suharekë.
“Vëllai që është në Itali ai nuk e le cikën me dalë jashtë edhe kaq, ai e ka cikë edhe nuk muj me ju përzi a din, në punë të brendshme, në familje, a din nuk kemi kurrgjë na me bë, pse po bëni kësi, a din, nuk po kuptoj pse.
Pyetje: A mujm me pas numrin e vëllait që është në Itali pra?
Unë, atij vëllait në Itali, tash e gjej numrin edhe ju qoj, por ju kisha lutë, keni naj punë tjetër, mos u merrni me punë që nuk ju takojnë.
Pyetje: faleminderit për sygjerimin, por ne e dimë me kë duhet me u marrë ose jo, veç nëse mundesh me bashkëpunu, me n ndihmu me gjetë ose numrin e kontakit të…
Me bashkëpunu skam nevojë se s’muj me të ndihmu kurrëgjë për atë punë edhe u kish lutë rri në vendin tënd, a din, s’ke nevojë me marrë kësi iniciativa kur s’mund me bë kurrgjë. Ata e ka cikë ai, ata merren vesh ndërmjet vete. Nuk kemi kurrgjë në dorë”, ka thënë njëri nga dy vëllezërit e Qerim Lumit, përmes telefonit, për emisionin MAT, të cilit nuk i është publikuar identiteti pasi që nuk është palë e përfshirë direkt në rast.
Narracion: Vëllai i tij nuk pranoi të bashkëpunojë, por ekipi arriti të gjejë një numër kontakti të Qerim Lumit në një institucion zyrtar, me qëllim që ta pyeste për arsyet e refuzimit të pëlqimit që vajza e tyre të udhëtojë me nënën, edhe pse Shqipja tashmë kishte fituar me vendim të prerë të gjykatës të drejtën e kujdestarisë.
Megjithatë, gjatë këtij kontaktimi, personi që iu përgjigj numrit të telefonit që fillon me 049 dhe është aktiv në Itali, nuk pranoi se ishte Qerim Lumi. Ai foli në gjuhën shqipe, por pretendoi se ishte italian.
“Gazetarja: Zotëri lumi kam vetëm një pyetje, pse nuk po i jepni pëlqimin ish gruas suaj për të udhëtuar me vajzën në Gjermani?
-Jo, të lutem, e bërët një gabim shumë i madh. Unë jam Italian, jam KFOR-it, ndoshta është një numër i vjetër që unë nuk e di si, nuk jam numri, nuk e njoh numrin, nuk e di kush është numri.
Pyetje: Mund ta di me kë po flas?
Nuk kam grua gjermane…
Gazetarja: Jo, jo, grua shqiptare nga Suhareka por që do të jetoj ajo në Gjermani.
Jo jo, jeni jashtë jeni jashtë.
Gazetarja: po mirë, mund të di me kë po flas?
Jo.
Gazetarja: Unë u prezentova.
Emri im është Luixh, jam Italian, nuk është, ndoshta është një gabim.
Gazetarja: Këtë numër më dhanë … për të caktuar takimin me vajzën që keni në Suharekë.
Atëherë nuk kam vajzë nga Suhareka”, ka përfunduar telefonatën personi i cili mbante numrin e Qerim Lumit, por u deklarua se nuk ishte ai.
The post Refuzimi që ndal një nënë: Shqipja lufton për të marrë vajzën në Gjermani (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



