Argjentina siguroi një vend në çerekfinalen e Botërorit 2026 pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Egjiptit.
Skuadra e Lionel Scalonit, në disavantazh 2:0 deri në minutën e 79-të, por reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme në minutat e fundit, duke shënuar tre gola për të fituar me rezultat 3:2.
Kur dukej se Egjipti po shkonte drejt një kualifikimi historik, Messi me shokë treguan karakter të fortë dhe nuk u dorëzuan.
Cristian Romero hapi rrugën e rikthimit, Lionel Messi riktheu baraspeshën vetëm pak minuta më vonë, ndërsa Enzo Fernandez realizoi golin e fitores në kohën shtesë, duke vulosur një nga përmbysjet më emocionuese të këtij Botërori.
Me këtë fitore, Argjentina kalon në çerekfinale të Botërorit 2026, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Zvicër – Kolumbi.
Kjo ndeshje do të luhet sonte, me fillim nga ora 22:00.



