Retkoceri: Për dallim nga Kurti, Hamza është kampion në realizimin e premtimeve

Kandidati i PDK-së për deputet, Leotrim Retkoceri, ka thënë se kandidati i kësaj partie për të parin e qeverisë, Bedri Hamza, është njeri i dëshmuar në postet që ka bartur.

Retkoceri tha se Hamza i ka rritur pagat për 100 për qind sa ishte ministër i Financave, teksa si kryetar komune në Mitrovicë, sipas tij, i ka realizuar 92% të premtimeve.

“Bedri Hamza është një njeri i dëshmuar, i ka rritur pagat 100% në të kaluarën dhe si kryetar i komunës së Mitrovicës ka arritur që t’i realizojë të gjitha premtimet në masën 92% dhe është një nga kryetarët kampion për realizimin e premtimeve dhe zhvillimin e komunës së Mitrovicës”.

“Ka ardhur koha dhe po e shohim në secilin takim që të gjithë duhet të bëhemi bashkë për ta ndryshuar këtë gjendje, për ta realizuar potencialin që qytetarët e kanë, për ta bërë Kosovën një vend më të mirë”, tha Retkoceri në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Më tej, Retkoceri kritikoi Qeverinë Kurti duke thënë se në disa situata s’ka qenë e aftë që ta përmbush dhe realizoj as buxhetin e vet.

“Në vitin 2024, qeveria e tanishme ka arritur që të realizojë vetëm 12 për qind të investimeve kapitale, që është një shifër e ulët dhe kjo ndikon në rritjen e inflacionit dhe në krizën ekonomike që sot po përballet vendi”, tha ai.

 

The post Retkoceri: Për dallim nga Kurti, Hamza është kampion në realizimin e premtimeve appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news