Rozana Radi rrëfehet mes lotësh: Po luftoj të kem një trashëgimtar për prindërit e mi

Banorët në Big Brother Radio kanë diskutuar për shumë gjëra rreth jetës dhe karrierës.

Rozana Radi ka folur së fundmi për humbjen e prindërve të saj dhe pengun që ka në lidhje me ta.

Në një bisedë, ajo përlotet, duke thënë se nuk e ka lëshuar kurrë imazhin e prindërve.

Por, thotë tutje se preket për faktin se nuk ka arritur të ketë akoma një fëmijë, një trashëgimtar.


Të gjitha lajmet nga Rozana Radi

Lexo po ashtu
Të gjitha lajmet nga Rozana Radi

“Nuk e kam lëshuar kurrë, asnjë njeri nuk e lëshon imazhin e prindërve. Fakti që nuk kam trashëguar një fëmijë timin më ka bërë të jem më e lidhur me ta. Kur ke një fëmijë, një trashëgimtar, ti shikon te ta buzëqeshjen e prindërve të tu, vullnetin, tiparet, shikon gjithçka”, u shpreh ajo.

Artistja shqiptare shtoi: “Dhe unë nuk i kam lëshuar kurrë prindërit e mi për këtë arsye. Ndonjëherë prekem kur them se po luftoj shumë që të kem një fëmijë”.

Rozi disa herë u sulmua në shtëpi për këtë, ndonëse e ka bërë të qartë gjithë situatën dhe sfidat me të cilat është përballur. /Telegrafi/

The post Rozana Radi rrëfehet mes lotësh: Po luftoj të kem një trashëgimtar për prindërit e mi appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news