Në vitin 2006, Rezarta Shkurta publikoi hitin “DJ”, një këngë që 20 vite më vonë po rikthen në vëmendje rivalitetin e vjetër me Rozana Radi.
Në janar të vitit 2026, DJ Iliano vendosi ta rikthente projektin me një version të ri, duke ftuar Rozanën ta rikëndojë këngën.
Ajo e performoi për herë të parë më 14 shkurt në Tiranë, ndërsa xhirimet e klipit tashmë kanë përfunduar.
Por situata mori tjetër drejtim kur Rezarta, sapo mësoi për projektin, reagoi duke sjellë një tjetër version të “DJ”, këtë herë me DJ Gimbon dhe Selinin, çiftin e komentuar nga BBVA.
Madje ajo publikoi edhe pamje nga realizimi i projektit në studion e saj.
Ndërkohë, një postim i shkurtër i Rozanës në Instagram la të kuptohet se mes dy artisteve tensionet ende nuk janë shuar.
Tani mbetet të shihet se cili version i “DJ” do të publikohet i pari dhe si do të reagojë publiku.
Një gjë duket e sigurt: drama mes dy këngëtareve është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes./Klankosova.tv



