Rrahmani dhe Vojvoda ndahen në paqe

Napoli dhe Como kanë ndarë pikët, 0-0, në ndeshjen e sontme në Serie A.

Ndeshja ishte relativisht e barabartë me Comon që pati rastin më të mirë kur Alvaro Morata humbi penaltinë në minutën e 26-të.

Përderisa Amir Rrahmani luajti 90 minuta te kampioni italian, bashkëvendësi i tij, Mërgim Vojvoda, u la në bankë rezervë te Como-ja.

Me këtë pikë, napolitanët mbeten të parët me 22 pikë, teksa Como rri i pesti me 17 sosh.

The post Rrahmani dhe Vojvoda ndahen në paqe appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news