Eman Rrahmani, bartësi i listës së Koalicionit për Familjen, ka thënë se sot e ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë.
Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se aty bëhet puna më e ndershme për të krijuar e mbajtur ekonomitë familjare.
“Takuam fermerë dhe tregtarë që, me përkushtim dhe punë të palodhur, sigurojnë furnizimin e vazhdueshëm me produkte ushqimore për familjet tona”.
“Do të vazhdojmë të qëndrojmë të përkushtuar për të mbështetur çdo punëtor të ndershëm, duke siguruar që puna e tyre të jetë më efikase dhe ndikimi në ekonominë e vendit sa më i madh”,ka thënë Rrahmani. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



