Rrahmani thotë se është i fokusuar te Sparta Praha, flet edhe për operimin nga lëndimi i vitit 2023

Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani, i cili sot realizoi me Spartën e Prahës, në “Sports Show” në Klan Kosova tha se ky sezon është shumë i mirë për të

Ai tha se i mbetet që ta bëj më të mirën në fushë dhe golat do të vijnë.

Derisa shton se trajneri i klubit i kishte parë disa video të lojës së tij, dhe e kishte përgëzuar për stilin dhe paraqitjen në fushë.

“Po shpresoj që e kam nis në mënyrën më të mirë, po mundohem me dhënë maksimumin, por padyshim ato dy ndeshjet me Kosovën kanë qenë shtytje për mua”, tha Rrahmani.

Ai bëri të ditur se kishte një operim të lehtë nga lëndimi që kishte marrë në ndeshje me Kosovën në vitin 2023.

Për ndonjë lëvizje nga klubi, Rrahmani tha se tani për tani është i fokusuar tek Sparta Praha.

The post Rrahmani thotë se është i fokusuar te Sparta Praha, flet edhe për operimin nga lëndimi i vitit 2023 appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news