Rreth 30 minatorë të Trepçës dyshohet se kanë mbetur të ngujuar në minierë.
Kështu ka bërë të ditur gazetari Urall Boshnjaku, përmes një lidhjeje direkte për emisionin “Ora Shtatë”, transmeton Klankosova.tv.
“Sapo e konfirmova. Rreth 30 minatorë kanë mbetur të bllokuar si pasojë e problemeve me rrymë dhe të njëjtit janë akoma të ngujuar që nga mbrëmë në orët e natës. Janë brenda hapësirave të minierës. Këtë ma konfirmoi edhe kryetari i sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi”, tha Boshnjaku në Klan Kosova.



