Rrokulliset autobusi në Shkrel, lëndohen 17 persona

Një autobus është vetaksidentuar sot në fshatin Shkrel.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar 17 persona, të cilët janë dërguar në Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë shtatëmbëdhjetë (17) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal”, tha ai.

The post Rrokulliset autobusi në Shkrel, lëndohen 17 persona appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news