RUBIKON sonte: A po kërkojnë partitë votë për programe, apo amnisti për përgjegjësinë e zgjedhjeve të reja?

Parafushata për zgjedhjet e 7 qershorit ka nisur mes akuzave dhe përplasjes politike për krizën aktuale, duke ngritur dilema nëse partitë po kërkojnë votën për programe konkrete apo po tentojnë të shmangin përgjegjësinë për zhvillimet e fundit.

Sonte në “Rubikon” analizohen gjuha politike, ofertat për qytetarët dhe skenarët e mundshëm paszgjedhorë.

RUBIKON sonte:  A po kërkojnë partitë votë për programe, apo amnisti për përgjegjësinë e zgjedhjeve të reja?

–              Çfarë gjuhe po dominon: premtimet, sulmet apo kërcënimet politike?

–              A po shohim ofertë të re për qytetarët, apo riciklim të narrativave të vjetra?

–              Kush po premton stabilitet, e kush po paralajmëron zgjedhje të njëpasnjëshme?

Këto dhe të tjera, sonte me Dukagjin Goranin, Afërdita Maliqin, Azdren Shalën, Labinot Balajn dhe Ardian Gaxherrin.

Klan Kosova, 20:45.

No description available.

Latest news
Related news