Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, ka folur për rëndësinë e nominimit për Çmimin Nobel për Paqe.
Ajo e ka cilësuar këtë nominim si një njohje globale për përpjekjet e Kosovës dhe të mbijetuarve të krimeve të luftës.
“Si organizatë kemi punuar ndër vite për grupet të cilat i përfaqësojmë edhe ju ndihmojmë edhe asnjë herë nuk na kanë motivuar ose nuk na kanë udhëhequr mirënjohjet ndërkombëtare, padyshim ato çdo herë kur na kanë ardhur kanë qenë një frymëzim edhe energji për të ecur tutje mbi sfidat me të cilat ne i përfaqësojmë edhe kauzën të cilën ne e mbrojmë. Megjithatë, nominimi për Çmimin Nobel ka ardhur fare pa dijeninë tonë”, tha Rushiti për Ekonomia Online.
The post Rushiti për nominim për Nobel: Ka ardhur fare pa dijeninë tonë appeared first on Klan Kosova.



