Rusia po përpiqet të rekrutojë njerëz të varur nga droga

Shërbimi Sekret suedez, njofton se ka marrë informacione se Rusia po përpiqet të rekrutojë njerëz në Suedi me probleme të abuzimit me substancat.

Këtë e bën të ditur TV4 duke cituar burime.

Sipas TV4, rusët do të rekrutojnë njerëz me probleme abuzimi me substancat ose kriminelë që përfshihen në të ashtuquajturat krime masive, krime të përditshme dhe më pak të rënda, për të kryer lloje të ndryshme sabotazhi.

“Këta individë po shfrytëzohen, sepse askush nuk i dyshon”, thotë një burim.

Policia tani po mban në vëzhgim shtesë për këta persona.

Shërbimi Sekret suedez nuk dëshiron të komentojë mbi informacionin.

Latest news
Related news