
Artistja e njohur Sabrina Carpenter do të marrë pjesë në një projekt filmik madhor, siç njoftojnë mediet e huaja.
Këngëtarja amerikane po rikthehet tek rrënjët e saj si aktore, me plane për të interpretuar dhe prodhuar një film muzikor (musical) i frymëzuar nga historia “Alice in Wonderland”.
Projekti, ende pa titull, po zhvillohet nga “Universal Pictures” dhe do të shkruhet e drejtohet nga regjisorja amerikane Lorene Scafaria, sipas disa burimeve.
Nuk dihet ende se çfarë roli do të luajë këngëtarja amerikane në përshtatjen filmike apo kur do të nisin xhirimet.
Foto: Getty
Nëse projekti do të realizohet, ai do të jetë filmi i parë i madh i studios ku Carpenter do të luajë në rolin kryesor.
Thuhet se 26-vjeçarja i ka paraqitur studios Universal idetë për filmin që vitin e kaluar.
Scafaria, e cila do të jetë si skenariste ashtu edhe regjisore, është më e njohur për filmin Hustlers të vitit 2019, me protagoniste Jennifer Lopez, që tregon historinë e një grupi striptistesh në New York.
Së fundmi, Carpenter është nominuar për gjashtë çmime Grammy, përfshirë edhe çmimin prestigjioz Albumi i Vitit për albumin e saj të shtatë, “Man’s Best Friend”.



