Selektori i Iranit, Amir Ghalenoei, beson se nisja e pamposhtur e ekipit të tij në Kupën e Botës do të mbetet gjatë në kujtesë, duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat u përball skuadra para dhe gjatë turneut.
Irani barazoi pa gola me Belgjikën, e cila luajti me një futbollist më pak, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, pasi më herët kishte marrë një tjetër barazim ndaj Zelandës së Re, transmeton Klankosova.tv.
Iranianët renditen në vendin e dytë në Grupin G me dy pikë, po aq sa Belgjika, ndërsa ndeshjen vendimtare për kualifikim do ta zhvillojnë të shtunën ndaj Egjiptit, liderit të grupit.
Ghalenoei theksoi se përgatitjet e Iranit u vështirësuan ndjeshëm për shkak të luftës me bashkëorganizatorin e turneut, SHBA-në, ndërsa shumë kombëtare anuluan ndeshjet miqësore të planifikuara me iranianët.
“Dua të kthehem gjashtë muaj pas. Jetuam në kushte lufte për gjashtë muaj dhe kampionati ynë nuk u zhvillua. Shumë ekipe anuluan ndeshjet miqësore me ne. Erdhëm në Kupën e Botës në kushtet më të vështira të mundshme”, deklaroi Ghalenoei.



