Sevilla, “plaçka” e radhës e piratit dardan

Real Mallorca e Vedat Muriqit sonte është mysafire e Sevillës në ndeshjen e fundit të xhiros së 25-të të La Ligës.

Të Kuqtë hyjnë me frymëzimin e marrë nga fitorja 3:1 ndaj Las Palmasit javën e shkuar, e njashtu edhe andaluzianët psi dërrmuan Valladollidin 0:4 në javën që kaloi.

Mallorca po ashtu ndjek fitoren në këtë takim teksa kërkon një vend në garat evropiane.

Ndeshja e parë mes tyre në këtë kampionat kishte zhgënjyer shikuesit pasi klubet qenë ndarë në paqe, 0:0.

Loja emetohet në platformën më të madhe në vend, Art Motion, nga ora 21:00.

The post Sevilla, “plaçka” e radhës e piratit dardan appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news