Sfida me pastërtinë: Gërmia me ujë “të keq”, qytetarët “kallen” (VIDEO)

Më 8 korrik i hapi dyert sefte për këtë vit, e kur kaloi veç një javë, Pishina e Gërmisë u mbyll për katër ditë me arsyetimin që do të kryheshin analizat e ujit, e madje edhe testimi i pompave të filtrimit.

Të shtunën e 19 korrikut ajo u rihap, por kësaj radhe nuk e priti njëjavorin.

Vendi i vetëm publik për freskim i kryeqytetit, doli jashtë funksioni këtë të enjte, kjo me urdhër të inspektoratit sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Qytetarët që nuk patën haber për këtë ia mësynë këtij vendi, por u kthyen mbrapsht.

Ndërkaq, pasditen e sotme tek pishina e Gërmisë u panë dy persona që po e pastronin ujin.

Për më tepër, ndiqni kornikën e përgatitur nga Klan Kosova:

The post Sfida me pastërtinë: Gërmia me ujë “të keq”, qytetarët “kallen” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news