Shantazhi emocional: Si fillon dhe si përfundon kontrolli në çift? (VIDEO)

Sot në emisionin “Weekend” në Klan Kosova u trajtua një temë gjithnjë e më shqetësuese në shoqëri, e që është shantazhi në përgjithësi, porn ë veçanti ai në një marrëdhënie dhe përdorimi i materialeve intime si mjet presioni ndaj partnerëve.

Gjatë këtij diskutimi u fol për shantazhin emocional, i cili u tha se fillon në mënyrë të fshehtë.

Ky lloj shantazhi nis duke u paraqitur si kontroll i “zakonshëm” brenda një marrëdhënieje, por më pas shndërrohet në presion të vazhdueshëm dhe manipulim.

Në shumë raste, viktimat e kuptojnë vonë se janë duke u përballur me një formë abuzimi psikologjik.

Një nga format më të rrezikshme të këtij fenomeni është shantazhi përmes videove intime, ku materiale personale përdoren për të detyruar partnerin të veprojë sipas dëshirave të tjetrit.

Për më tepër, ndiqni materialin e mëposhtëm:

Latest news
Related news