Të paktën një person ka vdekur dhe rreth 20 të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese që u shemb herët të dielën në qytetin Manila, në Filipine.
Një operacion kërkimi deri më tani ka shpëtuar 24 persona nga vendi i ngjarjes në Angeles dhe dy nga një hotel aty pranë që u godit nga rrënojat e ndërtesës që u shemb, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndërtesa nëntëkatëshe ishte ende në ndërtim e sipër kur papritmas u shemb rreth orës 03:00 sipas orës lokale të së dielës. Zyrtarët tani po hetojnë shkakun e shembjes.
Shumë prej të bllokuarve mendohet se janë punëtorë ndërtimi që nuk kanë mundur të shpëtojnë në kohë.



