Shembje dheu në Prizren, një rrugë bllokohet për plot tri ditë (VIDEO)

Rruga që lidhet me rrugën kryesore për në Prevallë, është bllokuar për qarkullim.

Gazetari korrespodent, Nuhi Salihu, në emisionin “Ora Shtatë”, ka bërë të ditur se bllokimi i rrugës në fshatin Lubinje e Poshtme ka ndodhur për shkak të rrëshqitjes së dheut, transmeton Klankosova.tv.

Sipas gazetarit, rruga ka mbetur e bllokuar për tri ditë radhazi.

Ai shtoi se njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe po bëjnë të pamundurën për të zhbllokuar këtë rrugë.

The post Shembje dheu në Prizren, një rrugë bllokohet për plot tri ditë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news