Shëndeti i lëkurës dhe rëndësia e kujdesit të duarve dhe lëkurës

Gjatë dimrit, kushte të ftohta dhe të thata mund të shkaktojnë dëmtime të dukshme në lëkurë, si tharje, plasaritje dhe irritime.

Teksa temperatura e ulët bën që lëkura të humbasë lagështinë natyrale, dushi i nxehtë mund të dëmtojë barrierën mbrojtëse të saj, duke e bërë atë më të prirë për dëmtime.

Specialistët sugjerojnë përdorimin e kremrave dhe vajrave hidratues për të ruajtur lagështirën e lëkurës dhe për të parandaluar shqetësime të tjera si të ashpërsuarit e lëkurës.

Po ashtu, kujdesi për duar është po aq i rëndësishëm, pasi ato janë veçanërisht të ekspozuara ndaj kushteve të ftohta. Përdorimi i kremrave ushqyese dhe mbrojtës mund të ndihmojë në shmangien e plasaritjes dhe dëmtimit të lëkurës në këtë periudhë të vitit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news