Shënon gola e bën asiste, por Messi nganjëherë gabon keq (VIDEO)

Lionel Messi ishte protagonisti kryesor në fitoren e Inter Miami me rezultatin 4:1 ndaj CF Montreal në ndeshjen e fundit të MLS.

Messi realizoi dy gola, duke i dhënë ekipit të tij një fitore të rëndësishme pas eliminimit në Kupën e Botës për Klube.

Por, ishin vendasit ata që kaluan të parët në epërsi me golin e realizuar nga Prince Owusu.

Krejt kjo ndodhi pas një gabimi trashanik nga fituesi i tetëfisht i “Topit të artë”.

Lionel Messi, në tentim për ta rikthyer topin te portieri i tij asistoi te Owusu i cili ishte pranë golit dhe me lehtësi shënoi për 1:0.

Gjithsesi, ai e përmirësoi gabimin e tij duke shënuar dy gola të jashtëzakonshëm dhe duke asistuar në një tjetër.

The post Shënon gola e bën asiste, por Messi nganjëherë gabon keq (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news