Shpërthen gypi i ujit në Oftalmologji, anulohen operimet për sot

Në klinikën e Oftalmologjisë së QKUK-së, raportohet se ka shpërthyer një gyp i ujit në pjesën e sterilizimit.

Avaria raportohet të ketë ndodhur në katin e katërt të kësaj klinike.

Ndërkaq, siç mëson Klan Kosova, uji ka depërtuar më pas edhe në sallën e operimeve gjë që ka bërë që të anulohen të gjitha operimet e caktuara për sot.

Lajmin për shpërthimin e gypit të ujit e ka konfirmuar edhe vetë klinika për Klan Kosova.

Latest news
Related news