Shqipëria dhe Kosova diplomojnë 83 oficerë në Kolegjin e Mbrojtjes dhe SigurisëSinjali

Tetëdhjetë e tre oficerë nga Shqipëria, përfshirë edhe shtatë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë përfunduar me sukses vitin akademik 2025-2026 në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, duke u diplomuar në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Kursin e Lartë të Oficerit.

Ceremonia e diplomimit është zhvilluar në Tiranë, ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, drejtuesi i Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, gjeneral brigade Altin Kurti, si dhe drejtues të lartë të Forcave të Armatosura.

Në fjalën e tij, ministri Nufi e cilësoi këtë diplomim si fillimin e një investimi afatgjatë për lidershipin e ardhshëm të Forcave të Armatosura.

“Mjedisi i sigurisë në të cilin jetojmë është bërë më kompleks, më dinamik dhe më i paparashikueshëm se kurrë më parë. Konfliktet konvencionale, kërcënimet hibride, sulmet kibernetike, zhvillimet e shpejta teknologjike dhe sfidat ndaj rendit ndërkombëtar kërkojnë ushtarakë të aftë të mendojnë në mënyrë strategjike, të bashkëpunojnë me aleatët dhe të marrin vendime të përgjegjshme për të ardhmen”, u shpreh ai.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, arsimi ushtarak nuk përfundon me marrjen e diplomës, por është një proces i vazhdueshëm që ndërton kulturën profesionale dhe përgatit drejtuesit për sfidat e reja të sigurisë.

Nufi ka vlerësuar gjithashtu rolin e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, duke theksuar se ky institucion po konsolidohet si një qendër e rëndësishme e edukimit profesional ushtarak, e aftë për të përgatitur drejtues që kontribuojnë jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në strukturat dhe misionet e NATO-s.

Ai ka theksuar se zhvillimi i kapitalit njerëzor mbetet një nga prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes, duke shtuar se teknologjia dhe pajisjet moderne kanë vlerë vetëm kur shoqërohen me personel të përgatitur profesionalisht.

Ministri Nufi ka ritheksuar edhe synimin për zhvillimin e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë si një institucion modern, të integruar ngushtë me akademitë dhe kolegjet ushtarake të vendeve aleate të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Në përfundim, ai ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë, drejtuesit dhe pedagogët e Kolegjit për kontributin në rritjen e cilësisë së arsimit ushtarak.

Po ashtu, Nufi ka vlerësuar bashkëpunimin mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e cilësuar atë një dëshmi të partneritetit të ngushtë dhe të vizionit të përbashkët për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news