Parlamenti Evropian ka miratuar një draft-raport për Shqipërinë, ku vlerëson progresin e arritur nga vendi në fushën e reformës në drejtësi, përfshirë realizimin e procesit të Vetingut në shkallë të parë.
Megjithatë, raporti, i dorëzuar nga Andreas Schieder, ngre shqetësime për ndërhyrjet politike dhe presionin ndaj sistemit gjyqësor.
Raporti thekson se, edhe pse Shqipëria ka arritur rezultate të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, duke përfshirë punën e rëndësishme të SPAK në dokumentimin e hetimeve dhe ndjekjet penale, duhet të vihet në dukje rreziku i minimit të pavarësisë së institucioneve të tilla.
Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Evropian kërkon që të ruhet autonomia e institucioneve të drejtësisë, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit të niveleve të larta.
Raporti gjithashtu thekson angazhimin e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian dhe i bën thirrje forcave politike në vend të tejkalojnë polarizimin dhe të angazhohen në një dialog të qëndrueshëm dhe konstruktiv.
“Draft raporti insiston për rëndësinë e debatit politik konstruktiv dhe sjelljes korrekte parlamentare si aspekte kyçe të qeverisjes demokratike; ripohon përgjegjësinë e përbashkët të forcave politike të Shqipërisë për të forcuar dialogun politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës dhe për të tejkaluar polarizimin politik të vazhdueshëm në vend. Merr në konsideratë ndryshimet në Kodin Zgjedhor të 2024, të cilat mundësojnë votimin jashtë vendit nga diaspora shqiptare dhe vendosin lista kandidatësh pjesërisht të hapura; insiston për nevojën për të adresuar dhe zbatuar rekomandimet e papërmbushura nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias”.
Pas diskutimeve në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, draft-raporti do të kalojë për votim në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Nëse miratohet, ai do të dërgohet për shqyrtim dhe vlerësim të mëtejshëm në Këshillin e Bashkimit Evropian dhe Komisionin Evropian.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



