E FUNDIT: Lëndohet rëndë një punëtor i Kosovamont, dërgohet me urgjencë në QKUK

Një punëtor i fabrikës ‘Kosovamont’ është lënduar rëndë gjatë orarit të punës para rreth gjysmë ore.

Klankosova.tv mëson se ai ka pësuar lëndime në kokë, pasi një mjet i fortë e ka goditur, në rrethana akoma të panjohura.

Ekipi mjekësor fillimisht ka intervenuar në vendin e ngjarjes, e më pas i lënduari është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Klankosova.tv është në pritje të konfirmimit nga QKUK dhe nga KEK-u, për detajet e incidentit. /Klankosova.tv

 

Latest news
Related news