Kampionati Botëror i futbollit ka hyrë në fazën më emocionuese, pasi nga 48 kombëtare që nisën kompeticionin, vetëm tetë prej tyre kanë mbetur ende në garë për trofeun më të madh të futbollit.
Katër përballjet çerekfinale do të përcaktojnë skuadrat që do të vazhdojnë rrugëtimin drejt fundit.
Në këtë fazë do të përballen Franca me Marokun, Spanja me Belgjikën, Norvegjia me Anglinë dhe Argjentina me Zvicrën.
Prej tyre, katër kishin arritur në këtë fazë edhe në edicionin e kaluar të Botërorit.
Bëhet fjalë për Argjentinën dhe Francën, të cilat u përballën në finalen e fundit, Marokun që shkoi deri në gjysmëfinale, si dhe Anglinë që u eliminua në çerekfinale.
Ndërkohë, Kroacia, Holanda, Brazili dhe Portugalia nuk arritën të përsërisin suksesin e mëparshëm, duke u zëvendësuar këtë herë nga Belgjika, Spanja, Norvegjia dhe Zvicra.
Për Zvicrën, kjo është paraqitja e parë në çerekfinale të një Botërori pas 72 vitesh, ndërsa Norvegjia ka shkruar historinë duke arritur për herë të parë në këtë fazë.



